Sot ka diplomuar gjenerata e 58-të e Policisë së Kosovës.

Në ceremoninë e diplomimit presidentja Vjosa Osmani ka thënë se të diplomosh në Akademinë e Policisë nuk është një arritje e vogël.

“Mos harroni se distinktivi që ju mbani përfaqëson mbi të gjitha vlerat dhe aspiratat e popullit tonë. Në këto momente kur ju do të bëni betimin e shenjtë, për të ju bashkuar kolegëve e kolegeve tuaja, si dhe përgjegjësinë për mbrojtjen e kufirit në partneritet me partnerët tanë”, është shprehur Osmani.

I pranishëm ishte edhe Kryeministri Albin Kurti, i cili ka thënë se Policia e Kosovës vazhdon të jetë një ndër institucionet më të besueshme për qytetarët.

Në këtë ceremoni i pranishëm ishte edhe ministri i brendshëm Xhelal Svecla./21Media