Sot në Gjakovë u zhvillua në ceremoni me rastin e diplomimit të gjeneratës së parë të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, njofton kumtesa nga MASHT, transmeton Koha.net.
Në ceremoni ishte edhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami .
Ai me këtë rast tha se “kjo është një ditë e kurorëzimit të një pune të suksesshme të gjeneratës së parë, që tregon se sa ka qenë i arsyeshëm themelimi i këtij Universiteti, i cili mban emrin e njërit nga kolosët e arsimit shqip, njërit nga arkitektët e shtetndërtimit dhe të pavarësisë së Kosovës, akademik Fehmi Agani”.
Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë u themelua në vitin akademik 2013/2014, ndërsa sot ndau diplomat për 24 studentë të diplomuar të gjeneratës së parë të Fakultetit të Mjekësisë, drejtimi i Infermierisë, njëherësh ndau edhe mirënjohje për studentët bursistë të Fakultetit të Edukimit, Fakultetit Filologjik dhe të Mjekësisë.