“Disa zyrtarë kanë punuar kundër arritjes së marrëveshjes me Sofjen” –  Ende asnjë provë në Prokurori

LEXO EDHE:

Gazetar: Lluka Andreev

Pretendimet për zyrtarët, që kanë punuar kundër arritjes së një marrëveshjeje të mundshme me Sofjen ende nuk janë proceduar në organet e drejtësisë, shkruan Alsat.

As Qeveria dhe as Ministria e Jashtme, drejtuesit e së cilës kanë ndarë informacionin, nuk kanë dorëzuar prova në Prokurori dhe as nuk sqarohet se për çfarë vepre penale do të bëhet fjalë.

“Institucionet që kanë konstatuar ekzistencën e elementeve të veprës penale, provat përkatëse duhet ti dorëzojnë në Prokurori, që në përputhje me kompetencat e saj do t’i ndjekë më tej autorët e krimit”, thanë nga Prokuroria Themelore Publike.

Sipas asaj që së fundi theksoi kryeministri Kovaçevski, deri më tani me rastin janë marrë vetëm shërbimet e sigurisë. Nuk ka detaje se nga cilat institucione janë këta persona, sa kohë kanë lobuar që të mos arrihet një zgjidhje në dialogun Shkup-Sofje dhe nëse këta zyrtarë janë ende në pozitat e tyre. Dihet vetëm se akuzat po hetohen si “informata të klasifikuara”.

VMRO-DPMNE opozitare i bëri thirrje Qeverisë, që të mos hesht për këtë skandal dhe të përgjigjet se çfarë ka bërë për të parandaluar një veprim të tillë.

“Pse nuk ka pasur reagim deri më tani? Pse nuk u parandalua dhe pse nuk sanksionohen? Kush janë ata zyrtarë dhe çfarë kanë bërë Osmani dhe Kovaçevski, dhe çfarë planifikojnë të ndërmarrin, përkatësisht a do të bartin përgjegjësinë për ngjarje të tilla?”, u shpreh Marija Miteva – zëdhënëse e VMRO-DPMNE-së.

Kryeministri bullgar Kiril Petkov, javën e kaluar tha gjithashtu se tre persona, dy prej të cilëve ishin agjentë në Agjencinë Bullgare të Sigurimit Shtetëror, kishin punuar kundër arritjes së një marrëveshjeje të mundshme me Shkupin dhe dyshohen se ishin të lidhur me shërbimet ruse.

Nga Departamenti i Shtetit për Zërin e Amerikës, thanë se Shtetet e Bashkuara ishin të shqetësuara për informacionet nga Bullgaria, se ekzistonte rreziku që Ballkani Perëndimor të shndërrohej në një rajon paqëndrueshmërie për shkak të veprimeve të agjentëve rusë.

“Ne vazhdojmë t’i mbështesim aspiratat për në BE, të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ne i mirëpresim përpjekjet e qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për të zgjidhur këtë çështje,” tha Departamenti i Shtetit në një deklaratë./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme