Diskutojnë për implementimin e MSA-së

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti në takim zëvendësministren e Integrimit Evropian, Anila Statovci.

Temë e takimit ishte thellimi i bashkëpunimit ndërinstitucional me qëllim të zbatimit të Agjendës Evropiane të Reformave. Bashkëbisedueset u informuan nga ministrja Bajrami për progresin e arritur në kuadër të MTI-së për implementimin e kësaj agjende.

Po ashtu, ministrja Bajrami tregoi për masat e ndërmarra nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë për implementimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim.

Në kuadër të këtij takimi u diskutuan edhe mundësitë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare që do të ndikonin në zhvillimin ekonomik të vendit.

Bashkëbiseduesit kanë shprehur gatishmërinë e thellimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në mes të dy ministrive.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme