Dita e 106-të e revoltës/ Diaspora zbret sërish në shesh, mijëra shqiptarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Revolta qytetare ndaj qeverisë ka hyrë sot në ditën e saj të 106-të radhazi, duke konfirmuar vijimësinë e një prej lëvizjeve më të gjata protestuese në kryeqytet.

Përballë godinës së Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, revoltës do t’i bashkohet sërish masivisht diaspora shqiptare, e cila ka udhëtuar nga vende të ndryshme të Evropës për të mbështetur protestën në terren.

Organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë paralajmëruar organizimin e një tjetër proteste masive me kërkesën e prerë për dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama.

Sipas përfaqësuesve të protestuesve, prania e emigrantëve shqiptarë sjell një impuls të ri për lëvizjen, ndërsa është bërë me dije se qëndresa qytetare do të vijojë pa ndërprerje deri në plotësimin e kërkesave të tyre politike.

The post Dita e 106-të e revoltës/ Diaspora zbret sërish në shesh, mijëra shqiptarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme