Dita e 127-të e protestës/ Mjeku Ermal Pashaj: Veprimet e qeverisë kanë qenë arbitrare ndaj interesave të shqiptarëve

Në protestën e 127-të kundër qeverisë, mjeku Ermal Pashaj ngriti shqetësime për reformën administrative territoriale që pritet të votohet në Kuvend në ditët në vijim. Pashaj tha se prej 127 ditësh qytetarët protestojnë për të kërkuar përfaqësim më të denjë dhe kundërshtoi atë që e cilësoi si centralizim të vazhdueshëm, duke pretenduar se kjo ka vështirësuar aksesin e banorëve në burime dhe shërbime.

Ai bëri të ditur se qytetarët kanë hartuar një peticion drejtuar qeverisë dhe të gjitha grupeve parlamentare, ku kërkojnë mekanizma që, sipas tij, të garantojnë më shumë akses dhe mundësi për banorët e zonave jashtë qendrave të mëdha.

“U bënë 127 ditë që protestojmë për të kërkuar të drejtën tonë për të qenë të përfaqësuar denjësisht. Shumë herë kemi parë që veprimet e qeverisë kanë qenë arbitrare ndaj interesave të popullatës dhe këto interesa kanë prekur jetën në çdo qelizë.

Në ditët në vazhdim do të votohet në parlament reforma administrative territoriale. Shpesh qytetarët janë detyruar të shkojnë drejt centralizimit drejt qendrave të mëdha duke krijuar pamundësi në aksese në burime të resurseve për të patur jetesë më dinjitoze. Të gjitha këto nuk kanë përfaqësuar interesin kombëtar, por ky interes po përdhoset dhe nuk parashikon se cilat do të jenë mekanizmat që individët të duhet të shfrytëzojnë për të përdorur tokën e tyre. Kemi bërë një peticion për t’i kërkuar qeverisë dhe gjithë deputetëve të Parlamentit shqiptar të shpallin një mekanizëm ku të tregojnë se qasja dhe politik-bërja nuk është toltalisht kundër qytetarëve. Kjo reformë do t’i drejtohet të gjitha Grupeve Parlamentare, vendimet që do duhet të marrin dhe kartonat që duhet të ngrenë. Mos çoni ujë në ato toka që pjellin vetëm vota për qeverinë. Por çoni ujë në ato toka për të prodhuar njerëzit dhe për t’i dhënë frymë Shqipërisë. Respektoni dhe mos i katandisni njerëzit të ikin nga Shqipëria. Një letër dhe email do t’i shkojë të gjitha Grupeve Parlamentare”, tha mjeku Ermal Pashaj, në protestën kundër Ramës.

The post Dita e 127-të e protestës/ Mjeku Ermal Pashaj: Veprimet e qeverisë kanë qenë arbitrare ndaj interesave të shqiptarëve appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme