Vijon ngujimi i grevisteve në Ballsh, Sot është dita e 40 e grevës dhe dita e 22 e ngujimit të grave naftëtare.
“E rëndë dhe e vështirë nga ana psikologjike, po vuajmë për bukën e gojës”, thotë një greviste.
“Ne duam vetëm bukën e gojës të premtuar nga kryeministrit. Faleminderit Presidentit sepse është grevë ekonomike e jo politike”.
“Nuk dorëzohemi dhe nuk dalin nga ambientet ku jemi vendosur”, shprehen ato.
Ato përsërisin thirrjen ndaj qeverisë. Ndërkohë që kanë denoncuar edhe gjatë ditës së sotme kërcënimet dhe thirrjet në telefon për të ndalur grevën e urisë.
“Nuk kemi për borxh të dëgjojmë ato telefonata,” shprehet njëra nga gratë. “Jemi të ngujuara ekonomikisht”.
“Ne duhet te jemi pranë familjeve tona, jo këtu”, tha grevistja duke shtuar se ne tashmë nuk do pranojmë asnjë shërbim pasi do t’i shërbejmë njëra-tjetrës.
© SYRI.net