Dita e pestë e protestës kundër rritjes së çmimeve! Qytetarët pritet të mblidhen përsëri ditën e sotme në orën 11:00

Kjo është dita e pestë e tubimit të mijëra qytetarëve që kërkojnë nga qeveria të ndërhyjë në uljen e çmimeve të naftës dhe të ushqimeve.


Protestat kanë përfshirë disa qytete të vendit. Të shtunën, në kryeqytet, protesta u mbyll pas tre orë e gjysmë.

Qytetarët lanë takim ditën e diel në orën 11:00 pasi kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen derisa kërkesat e tyre të përmbushen.

Dje, qytetarët u mblodhën rreth orës 11:00 para sheshit Skëndërbej dhe marshuan drejt kryeministrisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme