Një 24-vjeçar ka gjetur vdekjen në orët e para të mëngjesit të ditës së diel në Kamzë, kur makina me të cilën ai udhëtonte doli jashtë rruge.
Policia tha se dyshohet që shoferi të ketë humbur kontrollin e mjetit për arsye të paqarta. Ndërkohë i riu që mbeti viktimë udhëtonte me një tjetër person, i cili ka mbetur i plagosur.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/ Informacion paraprak
Më datë 13.03.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, në Kamzë, shtetasi D. P., 24 vjeç, duke drejtuar mjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi D. P., dhe është dëmtuar pasagjeri, shtetasi F. P., 61 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



