Dita Ndërkombëtare e Arsimit/ Aktivistët protestojnë për mungesën e ngrohjes në shkolla

Dita Ndërkombëtare e Arsimit më 24 Janar 2022 përkoi dhe me mbylljen e shkollave në Republikën e Shqipërisë për tre ditë rradhazi, për shkak të temperaturave të ulëta në vendin tone.


Aktivistët e Organizatës Qëndresa Qytetare, me ngrohëse në duar protestuan të hënën përballë Ministrisë se Arsimit duke kërkuar sigurimin e kushteve për ngrohej në shkollat e vendit.

“Kjo është një situatë për t’u menaxhuar, jo për të pushuar. Ne nuk po themi që temperaturat nuk janë të ulëta, por temperatura të tilla do të ketë përherë në muajt e dimrit”, tha Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare”.

“Arsimi në vend është kthyer në momentin ku e ka lënë Migjeni – një kafshatë që s’kapërdihet. Nxënësit, mësuesit, prindërit duhet të kapërdijnë këtë kafshatë çdo mëngjes, si të jetë normale”, shtoi ai.

Të premten Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, deklaroi se për shkak të kushteve meterologjike të jashtëzakonshme që priteshin të mbulonin vendin tonë shkollat në Republikën e Shqipërisë do të pezullojnë mësimdhënien për tre ditë.

“Prioriteti ynë absolut në çdo kohë është shëndeti dhe mirëqenia e fëmijëve tanë, kemi vendosur që shkollat të mbyllen javën e ardhshme, nga dita e hënë deri të mërkurën, dhe orët e humbura do të zëvendësohen në vijim pas një njoftimi të dytë në bashkëpunim me zyrat vendore arsimore”, tha Kushi në një njoftim zyrtar.

Gjithsesi, aktivistët e Qëndresës Qytetare kanë dyshime në lidhje me arsyen e vërtetë që qëndron pas këtij vendimi.

”A është kjo arsyeja e vërtetë që janë mbyllur shkollat, është Covid-i një arsye, apo ndonjë arsye tjetër që fshihet pas kësaj? Ne do jemi këtu për të reaguar”, tha Rigels Xhemollari, drejtor ekzekutiv i Qëndresës Qytetare.

Nga ana tjetër Qiraxhi gjithashtu shpjegoi se protesta e sotme ngre zërin njëkohësisht dhe për komunitetin e mësuesve.

”Mësuesit tonë nuk kanë mbështetje për covidin, punojnë me turne dhe me orë shtesë, për pasojë mësimdhënia dëmtohet dhe misioni i mësuesit kthehet në mjerim”, tha Qiraxhi.

”Në 5 vite, 26 milion Euro janë paguar taksë për arsimin vetëm nga qytetarët e Tiranës. Jemi në diskutim për regjistrat digjitalë dhe shkollat tona akoma nuk kanë ngrohje”, vijoi ai.

Një tjetër çështje e cila mori vëmendje nga Qëndresa Qytetare ishte ajo e prindërve, një pjesë e të cilëve që punojnë në administratën shtetërore u lejohet që një prind të qëndrojë në shtëpi me fëmijën e mitur pasur asnjë pasojë në pagesë, ndërsa ata që janë të punësuar në privat nuk e kanë këtë të drejtë.

”Dimri nuk ikën me 3 ditë. Dimri është i gjatë, dhe ne do te jemi këtu për të reaguar për problematikat e komunitet. BIRN/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme