Sot është një ditë e mbushur me emocione për moderatoren e njohur Elita Rudi.
Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një urim tejet emocionues për nënën e saj, e cila feston ditëlindjen. Në një postim në Instagram, Elita ka shprehur mirënjohjen dhe dashurinë e pafundme për njeriun që, siç shkruan ajo, ka qenë gjithmonë drita dhe forca që e ka udhëhequr në çdo hap të jetës.
“Nëna ime, guida ime, forca ime! Në çdo hap që kam hedhur, ka qenë dora jote që më ka mbajtur lart,” shkruan Elita ndër të tjera, duke e cilësuar nënën e saj si frymëzimin e përjetshëm dhe energjinë që e shtyn përpara edhe në ditët më të vështira.
Moderatorja shprehet e lumtur dhe krenare që është bija e një gruaje kaq të jashtëzakonshme. Elita përmbylli urimin me fjalët: “Të dua pafund, më shumë se fjalët mund ta thonë. Urime ditëlindjen jeta ime!”