Ditë e zezë për Luiz Ejllin, humbi gjënë më të çmuar që kishte

Luiz Ejllin humbi gjënë më të çmuar që kishte.

Nuk e dimë nëse qëndron si fakt apo mbetet thjesht aludim, megjithatë pas përplasjes me Ronaldo Sharkën, Luiz Ejlli ka humbur ndjekës në Instagram.

Kështu tregon rubrika “Social Top 5” e emisionit “Live From Tirana”, që update-on me zhvillimet e fundit në rrjetet sociale të personazheve të njohur.

Luiz Ejlli, një nga pritagonistët e “Në kuadër të dashurisë” që po xhirohet aktualisht në Korçë, është në vend të fundit këtë javë, duke qenë se ka humbur 3 mijë ndjekës.

Në vend të nëntë renditet Efi Dhedhes me minus 1 mijë ndjekës më pak nga java e kaluar duke shkuar kështu në 585 mijë ndjekës. Efi vazhdon të humbasë ndjekës.

Krist Dragot rezulton me një rezultat stabël nga java e kaluar, duke qenë se nuk ka fituar asnjë ndjekës të ri. Kristi ka treguar se shumë shpejt do të nxjerrë në treg firmën e tij të parfumeve.

Keisi Medini nga ana tjetër ka fituar 1 mijë ndjekës. Së fundmi është përfolur për një lidhje romantike mes saj dhe Dj Geek.

Në vend të gjashtë renditet Jori Delli. Ajo është një nga konkurrentet e “Kepit të Tundimeve” që transmetohet në televizion duke nisur nga kjo e diel. Këtë javë ajo ka shtuar 1 mijë ndjekës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme