Dy persona kanë vdekur, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të lënduar gjatë ditës së hënë në Kosovë, si pasojë e motit të ligë.
Rrëzimi i një lisi në rrugën “Vaso Pasha” në Prishtinë ia mori jetën një 30-vjeçari nga Podujeva, ndërsa la me lëndime serioze një 30-vjeçare.
“Rreth orës 15:15 është pranuar informata se një lis është rrezuar dhe ka zënë dy persona. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Si pasojë e këtij incidenti, njëri nga të lënduarit mashkull, rreth 30 vjeç ka humbur jetën”.
“Ndërsa, e lënduara tjetër femër po ashtu rreth 30 vjeç është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.