Ditë zie në Bullgari në nderim të viktimave në Koçan

Këshilli i Ministrave i Bullgarisë ka shpallur 18 marsin Ditë zie kombëtare në nderim të viktimave që humbën jetën në rrethana tragjike në qytetin e Koçanit, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Qeveria bullgare shprehu ngushëllimet e saj për familjet e viktimave.

Flamujt kombëtarë të institucioneve shtetërore bullgare sot do të ulen në gjysmështizë, njoftoi BTA.

Në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Sofje u hap libri i ngushëllimeve në të cilin qytetarët mund të shprehin ngushëllimet e tyre për zjarrin në diskotekën në Koçan.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme