Sot është ditë e zie për këngëtarin e njohur, Butrint Imerin.
Këngëtarit i ka ndërruar jetë gjyshi i tij.
Këtë e bëri të ditur vetë këngëtari përmes një postimi në ‘Instagram’.
“Gjithmonë në zemrat tona, ishalla në xhenet babgjyshi jem…”, ka shkruar këngëtari në storjen e tij.
Ndryshe, vdekjen e gjyshit të Butrintit e ka njoftuar edhe avokati i njohur, Besnik Berisha, i cili gjithashtu është daja i këngëtarit.