Qëndresa qytetare kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij ka hyrë sot në ditën e saj të 81-të radhazi. Protestuesit janë grumbulluar fillimisht në sheshin “Skënderbej”, nga ku do të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë për të vijuar me fjalimet e planifikuara.
Përpara nisjes së marshimit, një i moshuar nga diaspora e Gjermanisë, i cili u është bashkuar protestuesve në shesh. Ai tregoi se është larguar nga Shqipëria 36 vite më parë dhe ka punuar në Gjermani deri në vitin 2025 kur doli në pension, ndërsa sot ndodhet në Tiranë për të mbështetur kauzën e rinisë.
I moshuari u shpreh se kostoja e jetesës për shqiptarët është bërë e papërballueshme me të ardhurat që kanë. Ai nënvizoi se do të dëshironte që familja e tij të kthehej për të ndërtuar jetën në atdhe, por në kushtet aktuale fëmijët e tij e kanë të pamundur rikthimin. Përmes mesazhit të tij, ai bëri thirrje që rinia ta marrë vetë në dorë të ardhmen e vendit për të ecur përpara.
The post Ditën e 81-të të protestës, Flet i moshuari nga diaspora: Erdha nga Gjermania për rininë, jeta në Shqipëri është e papërballueshme appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



