Ditën e Administratës, Minçev e shënoi pa asnjë fjalë në shqip

Gazetar: Suad Bajrami

Dita e Administratës Publike, nën organizimin e ministrit të ZNAM-it Goran Minçev u shënua pa asnjë fjalë në shqip. Ftesën për ngjarje së bashku me agjendën, ashtu sikur çdo njoftim, Ministria e Administratës e dërgoi nëpër media vetëm në maqedonisht. Në shqip nuk ishte as edhe motoja e ngjarjes e cila i ishte kushtuar reformave, respektivisht me përmbajtjen “Besim, integritet dhe rezultate: themelet e administratës publike moderne dhe evropiane”.

Vetëm në maqedonisht ishin edhe mirënjohjet për tre krerë të institucioneve të cilat gjithashtu udhëhiqen nga kuadro maqedonas, respektivisht, Institutin për Akreditim, Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari, por edhe Ministrinë e Transformimit Digjital.

Për ngjarjen e Ditës së Administratës e cila filloi me himnin e Maqedonisë, ministria e Minçevit nuk kishte paraparë asnjë funksionarë shqiptarë të merr fjalë. Ndërsa të pranishmit, fjalimet e kryeministrit Hristijan Mickoski, ministrit Minçev, përfaqësuesit të BE-së, Shtefen Hudolin dhe ministrit të Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, pjesëmarrësit mund t’i dëgjonin të përkthyera në shqip dhe anglisht.

Shënimin e Ditës së Administratës e bojkotuan përfaqësuesit e VLEN-it. Asnjë ministër nuk mori pjesë, madje as zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për çështje Evropiane Bekim Sali, i cili koordinon procesin e reformave që i kërkon BE-ja, e që administrata publike është një prej tyre.

Megjithatë, ministër i vetëm shqiptar ishte Fatmir Limani, i cili megjithatë ka braktisur VLEN-in dhe nuk përfaqëson partinë që e udhëheqë Izet Mexhiti e Bilall Kasami.

Mosrespektimi i shqipes nga ana e ministrisë së Minçevit ka qenë në fokus periudhën e kaluar. Së fundmi, Alsat zbardhi se në kundërshtim me Ligjin për Mbikëqyrje Inspektuese, por edhe praktikës së mëhershme, Minçev i publikon aktet nënligjore në Gazetën Zyrtare vetme në Maqedonisht. Paraprakisht, Minçev u denoncua nga Televizioni Alsat për mosrespektim të shqipes për çka Inspektorati i Gjuhëve konstatoi shkelje dhe dorëzoi kallëzim në gjykatë. /Alsat.mk.

The post Ditën e Administratës, Minçev e shënoi pa asnjë fjalë në shqip appeared first on Alsat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme