Qytetarët në Divjakë u mblodhën për të 31-tën natë në shesh, duke kundërshtuar propozimin socialist për hartën e re territoriale, që parashikon shkrirjen e bashkisë dhe bashkimin me atë të Lushnjes.
Një qytetar bëri thirrje për më shumë pjesëmarrje për të rritur presionin ndaj qeverisë dhe mos lejuar shkrirjen e bashkisë së tyre.
“Duhet ta mbrojmë Divjakën. Por duhet të mblidhemi më shumë. Të gjithë bashkë ia arrijmë qëllimit që të mbrojmë Divjakën tonë”, u shpreh ai.
Nuk munguan as thirrjet ndaj kryetarit të bashkisë Josif Gorrea duke i kërkuar dorëheqjen.
Qytetarët që ndodheshin në shesh u përballën edhe me mungesën e energjisë elektrike.
Vetëm në sheshin kryesor ku mbahet protesta kishte mungesë të energjisë elektrike, ndërsa lagjet e tjera ishin të furnizuara.
The post “Divjaka bashki”, Qytetarët 31 ditë në protestë kundër shkrirjes dhe bashkimit me Lushnjen: Këtu vendosim ne! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



