Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në fshatin Gradishtë të Divjakës, ku një qytetar është gjetur i pajetë.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se dyshohet që 66-vjeçari mund të ketë vrarë veten me armë gjahu rreth orës 14:20.
Sakaq, hestuesit e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjene rrethanave të incidentit.
Njoftimi i policisë:
Divjakë/Informacion paraprak
Sot rreth orës 14:20, në fshatin Gradishtë, Divjakë, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu në banesë, shtetasi A. Ç., 66 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./GSH



