Një ngjarje e rëndë ka ndodhur meditës e së hënës në Koplik të Malësisë së Madhe. Disa persona të armatosur kanë vjedhur një bankë të nivelit të dytë dhe janë arratisur me një automet tip “Golf 3”.
Për të mos u zbuluar, agresorët kanë gjegur automjetin fillestar dhe më pas kanë grabitur një “Mercedes Benz” për të vijuar arratisjen e tyre. Pasi kanë mundur të largohen drejt Hanit të Hotit me një makinë “Golf 3”, ata më pas i kanë vënë flakën.
Pasi kanë djegur golfin autoret e grabitjes së bankës në Koplik kanë ndaluar një “Benz” kanë zbritur tre persona që ishin në “Benz” dhe u kanë grabitur edhe makinën, konfirmojnë burimet.
Të njëjtat burime bëjnë të ditur se kanë nisur kërkimet edhe me ndihmën e një helikopteri për të rënë në gjurmët e autorëve.
Ndërkohë policia ka nisur marrjen në pyetje të 3 personave që grabitësit u morën makinën në rrugë./GSH



