Djali dhe vajza sulmojnë fizikisht babain e tyre 76-vjeçar nga Shkupi

Nga Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njoftuan se një burrë 76-vjeçar nga Shkupi ka raportuar se në shtëpinë e tij në zonën e Draçevës, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, ishte sulmuar fizikisht nga djali i tij 50-vjeçar G.P. dhe vajza e tij 46-vjeçare S.P.

“Më 17.04.2026 në ora 18:30 në SPB Shkup, një burrë 76-vjeçar nga Shkupi ka raportuar se më 16.04.2026 rreth orës 22:30, në shtëpinë familjare në zonën e Draçevës, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, ishte sulmuar fizikisht nga djali i tij 50-vjeçar G.P. dhe vajza e tij 46-vjeçare S.P”, njoftuan nga MPB.

Sipas kallëzimit, ai kishte qenë më parë viktimë e dhunës psikike dhe fizike, por nuk e kishte raportuar. Pas marrjes së masave, në orën 20:20 nëpunës policorë nga Stacioni Policor Kisella Vodë kanë zhvilluar bisedë zyrtare me djalin dhe vajzën./Alsat.mk.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme