Adelina Ismaili, cilësohet si DIVA e muzikës shqiptare.
Me muzikën e saj në fillimet e para, ajo solli një rrymë tjetër, duke thyer shumë tabu si në veshje ashtu edhe në tregun muzikorë, shkruan ORAinfo.
Ajo gjithmonë është pëlqyer shumë nga audienca e saj besnike, pasi gjithmonë ka sjellë risi në çdo vit.
Gjithsesi, tani ajo ka hequr dorë nga muzika, e i është përkushtuar më shumë profesionit tjetër, atë të moderatores.
Krahas moderimit, Adelina po shfaqet shumë aktive edhe në rrjetet sociale.
Këngëtarja është nënë e një djalë të cilin e ka quajtur me emrin Uliks.
E ky i fundit duket se ka zgjedhur ta ndjek rrugën e nënës së tij.
Adelina sot ka publikuar një fotografi të djalit të saj, i cili shihet duke ushtruar në sint.
A do bëhet edhe Uliksi këngëtar, këtë do ta kuptojmë me kalimin e viteve. /ORAinfo/