Djali i Gramoz Ruçit po bën grusht shteti? Publikohet lista e kontrollorëve spikasin familjarët e socialistëve

Kompania ‘Albcontrol’, punonjësit e të cilët u ngritën në protest dhe po akuzohen në mënyrë të herëpashershme për grusht shteti nga ana e ministres Belinda Balluku dhe me burg nga kryeministri Edi Rama, ka si kontrollorë edhe persona që kanë lidhje familjare me politikanë të ndryshëm.

Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për ediscionin e lajmeve në OraNews, bëri publik listën e emrave të anëtarëve të stafit të kompanisë së trafikut ajror “Albcontrol” dhe mes tyre spikasin djemtë, motrat, vëllezërit apo edhe familjarë që politikanëve të rreshtuar në Partinë Socialiste. Një prej kontrollorëve është edhe djali i Gramoz Ruçit, Ledio; djali i deputetit të ndjerë Bashkim Fino, Redi; vëllai nga nëna i deputetit Fatmir Xhafaj, Norbis Qazimi si dhe mbesa e gruas së Xhafajt, Ana Shkëmbi.

Lista vazhdon më tej me Florjan Gjiknurin, djalin exhaxhait t ëish-ministrit Damian Gjiknuri; Martin Sterkaj, djali i deputetit Paulin Sterkaj; Arlind Broci, djali i (ish) gjyqtarit Artan Broci si dhe Blerta Tusha, gruaja e Artur Bushit që është kryebashkiak i Krujës.

Lista e plotë:
Ledio Ruçi, djali i Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi
Norbis Qazimi, vëllai nga nëna, i deputetit Fatmir Xhafaj
Ana Shkëmbi, mbesa e gruas së deputetit Fatmir Xhafaj

Redi Fino, djali i Bashkim Finos
Stela Malaj, nusja e djalit të deputetes Nora Malaj
Rovena Bregu, motra e Majlinda Bregut
Florjan Gjiknuri, djali xhaxhait i (ish)ministrit Damian Gjiknurit

Martin Sterkaj, djali deputetit Paulin Sterkaj
Arlind Broci, djali i (ish) gjyqtarit Artan Broci
Blerta Tusha, gruaja e Artur Bushit, kryebashkiak i Krujës
Eneo Zguri, djali i ish kreut të KQZ, Klement Zguri

Brisilda Spahiu (Celibashi), vajza e Nesim Spahiut, kryebashkiak i Skraparit

Joana Bushi, ka koncesionin e shërbimeve të kontrollit në “Albcontrol”, me kompaninë “ICTS Albania-Integrated Services”, aktualisht Drejtore në ANTA-Rinas, ish-shefe kabineti e Edi Ramës në Bashkinë e Tiranës, njëkohësisht gruaja e Eno Bushit, Drejtor Juridik i PS dhe avokat i Kryeministrit Edi Rama.

Për pasojë, në mënyrë të drejtpërdrejtë, Balluku dhe Rama po kërcënojnë me burg dhe për ‘grusht shteti’ djalin e Ruçit, të Finos si dhe shumë familjarë të miqve e kolegëve të tyre me të cilët ndajnë karrierën prej vitesh. Nga ana tjetër, ata që kanë përfunduar në pranga janë kontrollorët, punonjësit e Albcontrol për organizimin e kësaj proteste. Kreu i Sindikatës, Armando Fezga, përgjegjësja e turnit, Flora Ndreca dhe Muhin Mezini janë vënë në pranga pasi akuzohen se janë organizatorë të kësaj proteste. Ndërsa mbi 20 të tjerë janë shoqëruar në Polici gjatë natës për t’u marrë në pyetje, ndërsa më pas janë lënë të lirë.

(dosja.al)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme