Djali i kriminelit Mladic kandidat për kryetar të Republikës Serbe

Kryetari i Republikës Serbe Milorad Dodik nuk ka dashur ta komentojë lajmin se i biri i Ratko Mladiqit, kriminelit të akuzuar për krime lufte në Bosnjë e Hercegovinë kundër të cilit po zhvillohet procesi gjyqësor në Hagë, është njëri nga kandidatët për kryetar të Republikës Serbe në zgjedhjet paraprake.


Dodik, siç njofton rtrs, ka thënë të ketë dëgjuar për këto spekulime, porse, sipas tij, për kandidaturën do të vendosin organet e partisë SNSD.

“Për kandidatë e SNSD-së, opinioni do të njoftohet me kohë”, ka thënë Dodik.

Sipas medieve serbe, Darko Mladiq është njëri nga kandidatët e mundshëm të SNSD-së për kryetar të Republikës Serbe në zgjedhjet e përgjithshme.

Thuhet se Mladiq ka hyrë në rrethin e ngushtë të kandidatëve të zgjedhur të SNSD-së për kryetar të Republikës Serbe.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme