Djali i Trumpit publikon e-mailet nga takimi me rusët

Djali i presidentit amerikan Donald Trump, Donald Jr, sot ka publikuar disa e-maile, që i referohen një prej prokurorëve më të lartë të qeverisë ruse, si ofertuesi ndaj drejtuesve të fushatës së Trumpit i informacioneve shkatërruese në lidhje me rivalen demokrate, Hillary Clinton.

Publicisti Rob Goldstone, tha se informacionet e Donald Jr, “janë pjesë e Rusisë dhe mbështetje nga qeveria e tyre për presidentin amerikan Dondal Trump”, shkruan CNN, transmeton Koha.net.

“Prokurori i Kurorës së Rusisë ofroi t’i jepte fushatës së Trumpit disa dokumente zyrtare dhe informacione që do të mund ta inkriminojnë Hillary Clintonin dhe marrëveshjet e saj me Rusinë, e që mund të jenë tejet të dobishme për babanë tuaj”, thuhet në “e-mail”-in e 3 qershorit të vitit 2016 drejtuar Donald Trump Jr. nga publicisti Rob Goldstone.

Email-et nga Trump Jr, thonë se Prokurori i Rusisë, i kishte ofruar siguri fushatës së Trumpit me disa dokumente zyrtare dhe informacione kundër Hillary Clintonit.

Ditë më parë, Donald Trump Jr, përmes një deklarate, pranoi se ka takuar Natalia Veselnitskayan, por tha se “nuk janë shkëmbyer informacione të rëndësishme”, por se tani e ka publikuar arsyen e takimit.

© KOHA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme