Policë serbë me aktakuzë për djegien e Ambasadës së SHBA-së në Beograd

Prokuroria e lartë Publike Beogradit ka ngritur aktakuzë kundër pesë nëpunësve policorë për, siç thuhet, lëshimet në sigurimin gjatë dhe pas mbajtjes së mitingut “Kosovo je Srbija” 2008 (Kosova është Serbi).

Atëherë ishte djegur ambasada e SHBA-së dha disa ambasada të vendeve perëndimore.

Aktakuza ata i ngarkon me vepra të rënda penale kundër sigurisë së përgjithshme dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare, transmeton Koha.net.

Aktakuza është dërguar në Gjykatë më 8 maj dhe ajo është në shqyrtim e sipër.

Prokuroria serbe deri më tash ka ngritur disa herë aktakuza për djegiet e ambasadave perëndimore, jurisprudenca serbe deri më tash nuk ka shqiptuar ndonjë aktgjykim për këtë rast.

Kryetari serb gjatë këtij muaji pritet të vizitojë SHBA-në e Beogradi bën sikur po i ndjek vënësit e zjarrit në ambasadën amerikane.

Sikur me vrasësit e vëllezërve Bytyçi, të cilët ende nuk u zbuluan që nga viti 1999.

Mitingu “Kosova është Serbi” u mbajt pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.

© KOHA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme