Djali i vogël i familjes Bllaca, i vrarë nga e motra police, ishte aktivist i Forumit Rinor të LDK’së

Fisnik Bllaca, të cilit dje i morën jetën plumbat e shkrepur nga e motra e tij police, ishte edhe aktivist i Forumit Rinor të LDK’së.

Kjo është bërë e ditur nga një mike dhe bashkëpunëtore e tij, Rina Ahmeti, e cila në rrjetin social Facebook, ka shpërndarë edhe disa fotografi nga aktivitetet e përbashkëta, me të riun i cili nuk jeton më.

“Tronditëse lajmi për vdekjën tragjike të 5 Anëtarve të familjes Bllaca! Në emër të Forumit Rinor të LDK-së Gjilan, shprehi ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje tragjike të 5 anëtarve të familjes Bllaca, në mesin e tyre i cili ishte edhe Fisniki aktivist i FRLDK-së! Lutemi që shpirti i të vdekurve të prehet në paqe dhe tragjedi të tilla mos ndëgjofshmi më asnjëher!”, ka shkruar Rina Ahmeti.

Bllaca humbi jetën dje në mesditë në një tragjedi familjare, ku motra e tij police me armën e saj zyrtare qëlloi dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, e më pas edhe vetën, duke bërë që të shuhet familja e tyre pesë anëtarëshe. /reporteri.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme