31 vjeqari vrau nënën e tij duke e goditur me një kavanoz qelqi dhe duke e therrur 50 herë në mënyrë që të mund të vjedhë llogarinë e saj bankare për të blerë kokainë.
Victor Sanchez la te vdekur nenen e tij 51 vjeqare ne shtëpinë e tyre në Brazil të dielën, sepse ajo nuk pranoi ti jepte para për të blerë kokainë.
Ai therri mësuesen braziliane Lucia Sanchez të paktën 50 herë dhe e la të shtrirë në kuzhinën tek apartamenti i tij.
Vrasësi i pranoi policëve se ishte i zemëruar pasi nëna e tij i tha atij se nuk do t’i linte hua kartën e saj bankare për të tërhequr para për të ushqyer zakonin e tij të kokainës.
Djali u përpoq të pastronte provën e vendit të ngjarjes dhe mori kartën e nënës së tij nga portofoli i saj dhe shkoi në një stacion benzine lokale për të marrë para.
Sanchez thirri policët dhe u përpoq të vinte vrasjen e nënës së tij tek i dashuri i saj.
Hetuesit arritën në apartamentin e San Paolos dhe zbuluan trupin e viktimës në kuzhinë.
Megjithatë, pasi policët gjetën rrobat e gjakut të Sanchez në banjë, shqyrtuan gjurmët e gjakut në dysheme dhe folën me fqinjët, të cilët thanë se askush nuk kishte hyrë ose larguar nga ndërtesa ate dite.Keshtu qe i biri pranoi qe kishte kryer vrasjen.
Sipas burimeve braziliane , Sanchez ishte pranuar në një klinikë për abuzimin e substancave në të paktën tri raste të veçanta.