Djegia e dy makinave në Vlorë, dyshohet se u spërkatën me benzinë. Policia “blindon” zonën (DETAJET E REJA)

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me përfshirjen e dy automjeteve në Vlora nga flakët mbrëmjen e sotme. Mësohet se autoritetet dyshojnë që makinave u është hedhur lëndë djegëse sipër dhe më pas u është vënë flaka.

Sipas informacionit të përditësuar, pronar i furgonit është Viktor Koreta kurse i Benz-it është V.Çobo.

Më herët, Gazeta Shqiptare raportoi se dy makina janë përfshirë nga flakët këtë mbrëmje në lagjen “Karabash” të Vlorës.

Policia më pas njoftoi se Benz-i ishte në pronësi të qytetarit me iniciale V. Ç., i cili ka qenë i parkuar dhe pranë tij po digjet dhe automjet tip “furgon”, në pronësi të V. K., 57 vjeç.

Në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikësja, ndërsa grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 07.04.2022, rreth orës 22:05, në lagjen “15 Tetori”, Vlorë, ka marrë flakë automjeti tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit V. Ç., i cili ka qenë i parkuar. Në afërsi të mjetit tip “Mercedes”, po digjet dhe automjet tip “furgon”, në pronësi të shtetasit V. K., 57 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme