Dnevnik: BDI frikohet nga Lëvizja BESA në Qeveri, preferon Aleancën

A do të futet BDI në qeveri ku do të marrë pjesë edhe Lëvizja Besa, do të jetë një nga temat rreth të cilave duhet të përcaktohet Kryesia qendrore e BDI-së, kur do të vendosë nëse do të jetë pjesë e shumicës qeveritare të LSDM-së, ka thënë një funksionar i lartë nga BDI për Gazetën Dnevnik.

Për organin më të lartë partiak të BDI-së, i cili do të diskutojë rreth asaj se çka është pranuar nga përcaktimet e tyre programore dhe nga platforma shqiptare në negociatat me LSDM-në, gjatë sjelljes së vendimit përfundimtar se a do të jenë pjesë e qeverisë së Zoran Zaevit, vendimtare do të jetë edhe ajo se cila parti shqiptare do të jetë pjesë e asaj qeverie, transmeton Gazeta Lajm. Kjo mund të jetë pengesë për marrëveshje mes LSDM-së dhe BDI-së, nëse partia e Zaevit kërkon përkrahje më të gjerë për qeverinë, duke përfshi BDI-në, Besën dhe Aleancën për Shqiptarët.

Në BDI kanë thënë se nuk do të ishin kundër që pjesë e asaj qeveri të jetë Aleanca për Shqiptarët.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme