Inspektorati gjobit 72 subjekte afariste për shkelje të Ligjit antiduhan

Inspektorati i Komunës së Prizrenit ka njoftuar se gjatë vitit të kaluar ka sanksionuar 72 subjekte afariste dhe 3 persona fizikë, por edhe institucione edukativo-arsimore për mosrespektimin e dispozitave të caktuara të Ligjit për kontroll të duhanit, përkatësisht të kreut që ka të bëjë me mjediset pa tym duhani, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërkohë masat ndëshkuese lidhur me këto shkelje janë aplikuar edhe ndaj shërbyesve civilë dhe të emëruarve politikë në Komunën e Prizrenit.

Në raportin vjetor të punës së Inspektoratit të Komunës së Prizrenit theksohet se inspektorati sanitar i ka kushtuar rëndësi të veçantë zbatimit të Ligjit për kontroll të duhanit sidomos në objektet hoteliere, ato publike, hapësirat e punës, institucionet edukativo-arsimore dhe ato shëndetësore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme