Dnevnik: BDI frikohet nga Lëvizja BESA në Qeveri, preferon Aleancën
4 vjet më parëA do të futet BDI në qeveri ku do të marrë pjesë edhe Lëvizja Besa, do të jetë një nga temat rreth të cilave duhet të përcaktohet Kryesia qendrore e BDI-së, kur do të vendosë nëse do të jetë pjesë e shumicës qeveritare të LSDM-së, ka thënë një funksionar i lartë nga BDI për Gazetën Dnevnik.
Për organin më të lartë partiak të BDI-së, i cili do të diskutojë rreth asaj se çka është pranuar nga përcaktimet e tyre programore dhe nga platforma shqiptare në negociatat me LSDM-në, gjatë sjelljes së vendimit përfundimtar se a do të jenë pjesë e qeverisë së Zoran Zaevit, vendimtare do të jetë edhe ajo se cila parti shqiptare do të jetë pjesë e asaj qeverie, transmeton Gazeta Lajm. Kjo mund të jetë pengesë për marrëveshje mes LSDM-së dhe BDI-së, nëse partia e Zaevit kërkon përkrahje më të gjerë për qeverinë, duke përfshi BDI-në, Besën dhe Aleancën për Shqiptarët.
Në BDI kanë thënë se nuk do të ishin kundër që pjesë e asaj qeveri të jetë Aleanca për Shqiptarët.