“Dnevnik”: BESA po e krijon Shqipërinë e Madhe me ambasadorin Walker

“Çka po përgatit përkrahësi i Shqipërisë së Madhe”, është pyetja që parashtrohet në mbititullin e tekstit kushtuar takimit të Gashit dhe Ibrahimit me ambasadorin Walker.

“Takim me William Walker, ish diplomat amerikan i cili e përkrahë idenë për krijimin e Shqipërisë së Madhe dhe i cili luajti rol vendimtar për bombardimin e Serbisë në vitin 1999 nga ana e NATOs, këtyre ditëve kanë realizuar një grup i funksionarëve të Besës. Për këtë takim pesë funksionarë dje publikuan fotografi në rrjetin social “facebook” ku shihet se ai ka kaluar në atmosferë të përzemërt.  – Takim i qetë dhe miqësor me mikun e madh të shqiptarëve, ambasadorin William Walker, ishte teksti idetnik që shoqëronte fotografitë e publikuara nga takimi për të cilin nuk dihet ku është realizuar. Përveç këtij sqarimi të shkurtër nga funksionarët e Besës – Afrim Gashi, Faton Fazliu, Orhan Murtezani, Emad Mehmeti dhe Zekirja Ibrahimi – dje nuk mund të siguroheshin më shumë të dhëna për takimin”, shkruan Dnevnik.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme