“Demokracia në Veprim” mbrëmë ka numëruar 87 për qind të votave mbrëmë. Këtë e ka bërë të ditur përmes Facebook-ut, drejtori i këtij instituti, Ismet Kryeziu.
Ku sipas këtyre rezultateve koalicioni PAN prin me 33,1 për qind, Vetëvendosje me 26,6 për qind dhe koalicioni LAA radhitet i treti sipas këtij instituti me 25,3 për qind.
DnV pritet që rezultatet finale t’i paraqesë para medieve në orën 16:00, ku do të mbahet një konferencë për media.
Kështu tha për Sovrani.info, anëtari i këtij instituti Artan Murati.
“Në ora 16:00 kemi konferencë për shtyp, aty do t’i shpalosim të gjitha të gjeturat rreth procesit”, tha Murati.