Në rrjet është duke qarkulluar me shpejtësi një deklaratë e bërë nga një prej banorëve të ‘Big Brother Vip Kosova’.
Po flasim për Lumbardh Salihun i cili dikur në një intervistë 60 sekondëshe për ‘Prive’ ka shprehur hapur pëlqimin e tij për këngëtaren Era Istrefi.
“Po të kishe mundësi kë do ta fusje në shtrat çdo natë?”– e pyeti gazetari, ndërsa ish-futbollisti tha: Era Istrefin.
Lumbardh është një nga banorët më aktivë të këtij edicioni, ndërsa më herët shprehu pëlqimin për Albanën, ditët e fundit e kemi parë të ‘ngacmohet’ me banoren e re Kader.