“Do e ruaj si sekret hetimor”- Emiriana Sako del nga SPAK: Nuk ka lidhje me veprimtarinë time në Bashkinë e Durrësit

Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, ka dalë nga ambientet e SPAK-ut pas rreth 2 orësh marrje në pyetje nga prokurorët.


 Ajo sqaroi se prezenca e saj në Prokurori nuk lidhet me veprimtarinë e saj si kryetare e Bashkisë së Durrësit, teksa u shpreh se nuk mund të japë të dhëna, në mënyrë që të ruajë sekretin hetimor.

“Dhashë disa shpjegime. Dua të sqaroj që nuk ka lidhje me veprimtarinë time në Bashkinë e Durrësit” është shprehur Sako.

Ndërkohë e pyetur nga gazetarët nëse ajo është thirrur për Inceneratorin e Tiranës, Sako e mohoi kategorikisht këtë gjë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme