Do i paguante 120 mijë euro Nuredin Dumanit për t’i vrarë ish-gruan, Apeli i GJKKO-së liron nga qelia avokatin Alban Bengasi

Gjykata e Apelit e GJKKO-së ka liruar nga burgu avokatin Alban Brengasi, i cili do i paguante të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumanin, vlerën e 120 mijë euro për t’i vrarë ish-gruan.


Apeli, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Florjan Kalaja, urdhëroi lirimin e menjëhershëm të avokatit.

Alban Bengasi ka ankimuar vendimin e marrë me 9 maj 2024 nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila ka dënuar avokatin me 2 vite burg, teksa me gjykim të shkurtuar i takonte që të vuante vetëm 1.4 vite heqje lirie.

KOMUNIKIM PËR MEDIAN 
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtar Florjan Kalaja, sot më 27.07.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 173 akti, datë 25.07.2024 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesi A.B., me objekt: Kërkesë për shuarjen e masës së sigurimit “Arrest në burg”, dhe vendosi:
◦ Konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit “Arrest në burg” të caktuar ndaj të pandehurit Z. A.B. me Vendimin nr. 42, datë 17.05.2022 dhe të verifikuar me Vendimin nr. 103, datë 08.09.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. ◦ Urdhërimin e lirimit të menjëhershëm të të pandehurit Z. A.B. nga ambjentet e paraburgimit, nëse liria e tij personale nuk kufizohet për një shkak tjetër ligjor. ◦ Kundër këtij vendimi mund të ushtrohet rekurs brenda 45 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të arsyetuar të vendimit.

Alban Bengasi u akuzua për veprat penale “Dhuna në familje”, në dëm të ish-bashkëshortes së tij Blerta Ruçi (Bengasi), kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Rasti i referohet ngjarjes së ndodhur më 30 maj 2020, rreth orës 11:15 të paradites, në rrugën “Mihal Grameno” të kryeqytetit, Blerta Bengasi Ruçi, është dhunuar nga një person me grushte në pjesën e fytyrës dhe pas kokës, teksa ajo po hynte në automjetin e saj. Ish bashkëshortja e avokatit pësoi dëmtime në pjesën e hundës, gojës dhe tek dhëmbët.

Blerta Ruçi ka njoftuar menjëherë policinë lidhur me ngjarjen e ndodhur, e nga hetimet e kryera rezultoi sulmi u porosit nga ish burri i saj.

Konkretisht, Alban Bengasi për shkak të konflikteve familjare, ka qenë porositësi i aktit të dhunës, i bashkëhetuari Festim Qoli, është personi që ja ka ofruar si “punë”, të pandehurit Nuredin Dumani, dhe më pas ka mundësuar takimin ndërmjet të pandehurve Alban Bengasi dhe Nuredin Dumani.

Dumani, është personi që ka kryer ndjekjen e Blerta Bengasit, për të mësuar intinerarin e lëvizjeve dhe përditshmërinë e saj, dhe i bashkëhetuari Eljo Bitri është ekzekutori, personi i cili ka goditur shtetasen Blerta Bengasi, ditën e ngjarjes.

Dëshmia e Nuredin Dumanit

Nuredin Dumani, në dëshminë e dhënë për hetuesit, ka rrëfyer se si avokati e pagoi për t’i vrarë bashkëshorten e tij, pasi dyshonte se ajo e kishte tradhtuar me shokun e ngushtë.

Blerta Ruçi, nëna e dy fëmijëve të Alban Bengasi, u dhunua brenda në Janar të vitit 2020 teksa qëndronte në automjetin e saj, por pavarësisht akuzave të saj se ngjarja ishte porositur nga i shoqi, ngjarja u zbardh vetëm pas prangosjes së Nuredin Dumanit, rreth dy vite më vonë.

“Një person u afrua dhe qëlloi me grushte për disa minuta. Sipas prokurorisë ajo humbi vetëdijen për të paktën 9 ditë megjithatë arriti t’i tregojë hetuesve identikitin e autorit duke thënë se ai ishte një person i moshës 28-33 vjeç, rreth 178 cm i gjatë, ezmer, flokë të errët të shkurtër”, rrëfeu ajo.

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani u ka thënë hetuesve se porositësi i këtij sulmi ishte pikërisht bashkëshorti i saj, Alban Bengasi me të cilin në atë kohë ajo ishte në proces divorci. Sipas Dumanit, Bengasi e donte të vdekur bashkëshorten e tij pasi dyshonte se ajo e kishte tradhtuar me shokun e tij të ngushtë.

Nuredin Dumani i ka thënë grupit hetimor se personi që e ka kontaktuar fillimisht me avokatin ka qenë Festim Qoli, një nga 9 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”. Sipas tij, Festim Qoli kërkonte t’i bënte nder Dumanit sepse pretendonte që avokati Alban Bengasi do e ndihmonte të merrte 500 mijë euro dëmshpërblim nga shteti për shkak se tërmeti i kishte dëmtuar kompleksin në pronësi të tij.

Ndër të tjera ai tregon se avokati nuk i ka dhënë paratë sepse donte që ajo të ishte sa më e dëmtuar. Ai shprehet se pasi nuk kanë rënë dakord, avokati i ka thënë se do ia kërkonte këtë nder të Gjergj Cukalit ( i konsideruar si i forti i Myslym Shyrit) i cili sipas tij ishte në borxh me të sepse e kishte nxjerrë njëherë nga burgu.

“Më ofroi çmimin e 120.000 eurove për ta mbaruar si punë. I thashë është shumë pak për një femër. Më thanë nëse nuk e bën ti do ti them Gjegj Cukalit ta bëj pasi më ka borxh për një nder pasi e kam nxjerr nga burgu. I thashë vazhdo me Gjergjin unë se marr përsipër këtë gjë”, tha ai në dëshminë e tij.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme