“Do jemi para Parlamentit me 20 dhe 23”, Gent Progni: Në orën e protestës s’mund të ketë Kuvende

Eksperti i IT, Gent Progni i është  bashkuar edhe protestës së 49 kundër Ramës. Ai theksoi se revolta do të vazhdojë deri në largimin e Ramës.

“Meqë kishim një patronazhist këtu dhe tha ne do hamë…
Në do të rrimë këtu deri sa të ikë Edi Rama. Kuvendi i vetëm është ky këtu në shesh. Konsistenca jonë është shkatërrimi i tyre. Çdo ditë do të jemi këtu në këtë shesh. Në orën e protestës nuk mund të ketë mbledhje Kuvendesh.
Kur shokët tanë janë këtu , nuk mund të ketë Kuvende. Për Smart Citin, dua të them se nuk mundet Edi Rama të justifikohet për vdekjen e Martin Canit, duke bërë korrupsion. Smart City është për të vjedhur tokat tona.
Do të na vidhet uji për të punuar këto datacenter. Po mundohen të bëjnë lajmërime falco për ditën e Parlamentit dhe ditën e fundit të Parlamentit sepse kanë frikë nga populli i tyre dhe armatimi i jonë i vezëve.  Ne nuk do ti lëmë të bëjnë pushime të qeta, do të jemi aty më datë 20 do të jemi aty edhe më datë 23”, tha ai.

The post “Do jemi para Parlamentit me 20 dhe 23”, Gent Progni: Në orën e protestës s’mund të ketë Kuvende appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme