“Do marrim hak për ty Kostandinos”. Shpërthen racizmi në rrjetin social të ekstremistit grek

Në profilin e rrjetit social të Kostandinos Kaçifas kanë plasur akuzat kundër shqiptarëve, me tone raciste e madje dhe kërcënuese.

Në profilin e 35 vjeçarit kanë komentuar dhjetëra persona, njerëz të njohur me të por edhe persona që nuk kishin lidhje me të riun i cili u vra këtë të dielë pas të shtënave me armë mes tij dhe forcave speciale të policisë në fshatin Bularat të Gjirokastrës.

Mes komentuesve ka dhe nga ata që thjesht shprehin trishtim dhe urojnë që shpirti i 35 vjeçarit të gjejë paqe, por ka edhe komente nga më racistet për shqiptarët

Madje në njërin prej komenteve, një shtetas grek poston foton e një flamuri shqiptar të djegur. Në disa të tjea shkruhet se për 35 vjeçarin do të merret hak.

Kujtojmë se disa orë më parë në ambientet pranë ambasadës shqiptare në Athinë u dëgjuan plot thirrje raciste për shqiptarët nga ana e protestuesve që bllokuan për disa orë rrugën. Protestuesit vinin nga rradhët e partisë ekstremiste greke Agimi i Artë. Gjuajini me gurë e digjini qentë shqiptarë ishin disa nga thirrjet e protestuesve në Athinë.

Më parë ka patur dhe një nxehjte të “gjakrave” përmes deklaratave që Greqia zyrtare dhe ajo Shqiptare përcollën përmes Ministrive respektive të Jashtme. Athina kërkoi sqarimin e plotë të ngjarjes duke e cilësuar si të papranueshëm vrasjen e marrjen e një jete nga policia e shtetit shqiptar. Nga ana tjetër Ministria e Jashtme reagoi duke e kufizuar deklarimin grek si zhgënjyes dhe që nuk përcjell aspak mesazhe qetësuese, në një klimë e cila u nxeh papritmas.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme