Një 26-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi ka kërcënuar në mënyrë të vazhdueshme ish-të dashurën e tij.
“Do të kthehem dhe do të vras me duart e mia”, i ka thënë i riu shqiptar ish-partneres së tij. Ai e dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht të renë, e kërcënonte në mënyrë agresive dhe i ka thënë disa herë se do ta vrasë.
26-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, është kapur nga blutë në Itali, në Frosinone në shtëpinë e një të dashurës së tij të re 21 vjeç, me të cilën kishte krijuar një lidhje të re romantike.
Gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë ku ndodhej shqiptari karabinierët gjetën edhe një sasi kanabis.



