EMRAT/ Tre shqiptarë kapen në një “shtëpi bari” në Angli, ja si u gjet droga me vlerë 1.3 mln paund

Tre shtetas shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë angleze, pasi janë kapur në një ‘shtëpi bari’.


Daily Mail shkruan se personat e arrestuar janë: Ali Hoxha 29 vjeç, Juljan Jaku 21 vjeç dhe Renald Dema 21 vjeç.

Droga me vlerë 1.3 milionë paund u zbulua me anë të qenëve nuhatës në një zonë të Leicester. Policia mbeti e habitur, kur një kompani sigurie e specializuar në trajnimin e qenve nuhatës të drogës i informoi ata se qentë e tyre kishin gjetur një sasi të madhe droge në një banesë në ‘Thames Street’, Leicester.

Pas marrjes së njoftimit policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes dhe gjetën në katin e fundit të ndërtesës sasinë e drogës. Tre shqiptarët ishin të fshehur në një magazinë gjatë aksionit të policisë, por më pas ata u arrestuan.

Dema, 21 vjeç, pa adresë fikse, u burgos për dy vjet e tre muaj. Hoxha, 29 vjeç, pa adresë fikse, u dënua me dy vjet e nëntë muaj, ndërsa Jaku, 24 vjeç, gjithashtu pa adresë fikse, u dënua me dy vjet e gjysmë burg.

Duke folur në përfundim të çështjes, inspektori detektiv i zonës, Ross Dimmock tha:

“Ky ishte një zbulim i rëndësishëm që jo vetëm çoi në arrestimin e tre personave, por gjithashtu ndaloi drogën me vlerë më shumë se 1 milion £ duke goditur rrugët tona.”

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme