Ligji i së dielës, ditë jopune, është i mbushur me elemente kontestuese, dhe do të shqyrtohet kushtetutshmëria e tij, thotë sonte në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, Daniela Mihajlovska Vasilevska nga Oda Ekonomike. Sipas saj, me zbatimin e këtij ligji, shumë industri mund të kenë humbje.
– Advertisements –
“Sa i përket të dielës, ditë jopune, këtu ka aq shumë elemente antikushtetuese, sa që patjetër do të rishikohet kushtetutshmëria e kësaj zgjidhjeje ligjore. Mbetemi të mendimit se disa verimtari dhe industri do të pësojnë humbje të rënda, dhe këtu jo vetëm që nuk do të ushtrohet e drejta për pagën minimale, por nuk do të ushtrohet e drejta për proces pune nëse nuk punojnë të dielën, ndërsa e diela do ta tërheqë edhe të hënën, derisa procesi i prodhimit përgatitet për ditën e nesërme”, thotë Mihajlovska Vasilevska.