Nga Ylli Dylgjeri
70 ditë protesta. 70 ditë revoltë.
70 ditë thirrje për dorëzimin e autokracisë. 70 ditë thirrje për rrëzimin e regjimit.
70 ditë thirrje: ikni, ikni të gjithë – ishin të pa dëgjuar më parë në Shqipërinë pos komuniste.
Në 70 ditë janë shpalosur në mënyrën dinjitoze por dhe të arsyeshme problemet e njeriut të sotëm teksa përballet me një politikë sa absurde, aq edhe armiqësore, madje, e paparashikueshme.
Vuajtja sot është sa individuale, sa familjare aq edhe kolektive. Duke vërejtur frymën e revoltës ajo vetëdijësohet se është kolektive, ajo është një revoltë për zgjidhje ligjore, për zgjidhje reformuese.
70 ditët që lamë pas, krijuan Njeriun Revoltë i cili po fton ditë e natë në shesh të gjithë brezat e nëpërkëmbur nga regjimi narkomafioz. Sepse është brenga që e mundon çdo ditë secilin në shesh nga murtaja e qeverisjes.
Ekonomisti dhe ish deputeti i Asamblesë Franceze Frederik Bastiat thotë;
Një komb i plaçkitur njihet nga katër gjëra:
-ligje të shkruara për të mbrojtur hajdutët.
– borxhe që lidhin me zinxhira brezat
e ardhshëm.
-rroga që nuk mjaftojnë për të mbijetuar.
– dhe një armik të jashtëm të cilit i vihet faji për gjithçka.
Në mundin tonë të përditshëm revolta po luan një rol për përfshirjen e gjithkujt nga veriu në Jug. Algoritmi Rama për herë të parë u fundos. Shtypi botëror është me protestuesit, qytetari europian është me protestuesit, çdo ditë redaksite europiane shkruajnë për Protesten Qytetare në Shqipëri.
Format e Protestës janë të larmishme, me fjalime, me rrjetet sociale, me pankarta, me batuta, me përplasje, me vezë, me djegien e teserave të PS, me doreheqje drejtuesish.
Të gjitha këto kanë tundur regjimin që për ironi është shtrirë sot lakuriq në zgavrën e një shpelle në bregdet si njeriu i parë nandertalas.
“Revoltohemi, prandaj jemi”.
Deri më sot pushteti absolut me në krye Kryeministrin dhe me propagandën bajate të një grupi deputetësh skarco, gazetarësh dordolecë apo patronazhistës që ju ka mbaruar karta, po mundohen ta shesin Njeriun Revoltë si pa platformë, pa strategji, pa drejtim apo të influencuar nga shërbimet e shteteve fqinje për një lirë më të plotë. Bullshit.
“Revolta nuk është kurrsesi një kërkesë për liri të plotë. Ajo është Reformimi i kuadrit ligjor, të Kryeministrit e Ministrave, të Administrates Publike që sot është vetëm politike.
Njëherësh revolta ngre padi ndaj lirisë së plotë. I revoltuari kërkon pa dyshim njëfarë lirie për veten e tij; por në asnjë rast, është konsekuent për të drejtën për të shkatërruar qenien dhe lirinë e tjetrit. Ai nuk poshtëron askënd. Lirinë që kërkon, ai e kërkon për të gjithë; atë që nuk e pranon, ai e ndalon për të gjithë.
Falë revoltës, ka pra diçka më tepër në historinë e marrëdhënies mes pushtetarit sundues dhe robërisë.
Njeriu Revoltë po rritet çdo ditë, atë e gjen kudo, në rrjetet sociale te internetit, organizatat rinore, në rrugë, në koncerte, në plazhe, në kafe e kudo ku dora e zezë e regjimit ka kapur të drejtat njerzore. Armiku sot është Edi Rama
Ndaj do të sillemi si përballë armikut.
Nesër vazhdon Revolta e 71…
The post “Do të sillemi si përballë armikut”/ Ylli Dylgjeri: Njeriu Revoltë po rritet çdo ditë, atë e gjen kudo! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



