15 vjet nga vrasja e Diana Kastratit, nëna e saj me mesazh prekës: Emri yt nuk harrohet kurrë

Kanë kaluar 15 vjet, gjashtë muaj e 12 ditë nga vrasja e Diana Kastratit, ndërsa dhimbja e nënës së saj, Makfire Kastrati, mbetet e njëjtë.

Ajo ka publikuar një mesazh prekës në Facebook, ku kujton të bijën dhe rikthen vëmendjen te mosveprimi i institucioneve për ta mbrojtur atë, pavarësisht se Diana kishte kërkuar urdhër për mbrojtje emergjente rreth një muaj para se të vritej.

“15 vjet e 6 muaj e 12 ditë pa vajzën time Diana. 15 vite nuk u bë e mundur ta ndalonte shteti vrasësin, të cilit Diana i kërkoi urdhër mbrojtjeje, por ai as që veproi për ta mbrojtur dhe e neglizhoi”, ka shkruar Makfire Kastrati.

Ajo e ka përmbyllur mesazhin me fjalë prekëse për të bijën:

“Emri yt nuk harrohet kurrë, zemra e nënës, Diana, deri sa të më mbulojë dheu”.

Ndërkohë, rasti i vrasjes së Diana Kastratit ka marrë një zhvillim të ri në sistemin e drejtësisë. Pas 15 vjetësh nga krimi dhe tri vjetësh nga ngritja e aktakuzës, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar që gjykimi ndaj të akuzuarit Adnan Jashari të zhvillohet në mungesë, pasi nuk është arritur të sigurohet prania e tij.

Jashari dyshohet se në maj të vitit 2011, në Prishtinë, kishte vrarë me armë zjarri ish-partneren e tij, Dianën, duke e qëlluar dy herë dhe duke e goditur në qafë.

Diana Kastrati u vra më 18 maj 2011, vetëm 22 ditë pasi kishte kërkuar mbrojtje emergjente nga Gjykata Komunale në Prishtinë, për shkak të kërcënimeve të pretenduara ndaj saj dhe vajzës së saj. Kërkesa, sipas të dhënave të publikuara për rastin, nuk ishte trajtuar brenda afatit ligjor prej 24 orësh.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme