“Do t’i shuaj si familje!”- Babai i Sibela Abedinit kërcënon Altin Çokun: Do ia marr hakun 7-fish nëse nuk dënohet

Babai i Sibela Abedinit, ka deklaruar se në rast se nuk vepron drejtësia, do të jetë ai që do të marrë masa për ndëshkimin e Altin Çokut, i cili i shantazhoi të bijën duke i publikuar foto intime dhe më pas 2-vjeçarja vrau veten.


Në një lidhje telefonike në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 të moderatores dhe autores Evis Ahmeti, ai u shpreh se në rast se Çoku nuk dënohet me burgim të përjetshëm, ai do të marrë hak tek ai dhe familja e tij.

“Jam baba dhe nuk e lë me kaq historinë. Ai që ka shtyr drejt vetëvrasjes vajzën time…
Të vrasësh një femër duhet të japësh 7 krerë meshkujsh. Unë do të pres ligjin, por kështu e parashikon Kanuni. Nëse ligji nuk merr masa të rrepta…

Do ta paguajë shtrenjt ai dhe familja e tij. Djali më ka thënë që dikush e ka shtyrë Sibelën, dikush e ka teklefonuar dhe e ka detyruartë dalë në tarracë që të pijë duhan.

Nëse shteti nuk çon drejtësinë n vend unë do të marr hakun 7-fish. Kërkoj burgim të përjetshëm për Altin Çokun. Nëse lirohet do ta vras atë dhe familjen e tij, nuk e fal”, tha ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme