“Do t’ia hapim ‘petët lakrorit’ të korrupsionit?!”- Kreu i LRE thirrje Altin Dumanit për të hetuar Agjencinë Kombëtare të Barnave: Jam i gatshëm të ndihmoj SPAK-un

Kryetari i Lëvizjes së Re, Ardian Galdini I ka bërë thirrje SPAK që të hetojë Agjencinë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, si një ndër institucionet e korruptuara të sistemit të Shëndetësisë.


Kreu i LRE është shprehur i gatshëm të ndihmojë SPAK, pasi sipas tij shumë pyetje teknike të ngritura nga ai, meritojnë përgjigje për të zgjidhur problemet e korrupsionit në sistemin e drejtësisë. “1 A kryen Analiza pa u kryer kalibrimi i aparaturave? 2. A është numri i analizave shumë i ulët, 1 deri ne 2 analiza në muaj për 1 analist.  (Kjo është e vërtetueshme nga dokumenta që vetë AKBPM ka paraqitur në gjykatë.)

3. A është e vërtetë se afati i kryerjes së analizave zgjat nga 1 javë dhe deri në 8 muaj? Nëse ndodh kështu, atëherë për çfarë shërben kjo analizë kur bari mund të jetë ndërkohë në treg dhe për pasojë mund të paraqesë probleme “cilësia e barit” tek pacienti dhe ky i fundit mund të jetë dëmtuar? Nëse ndodh kështu, kush mban përgjegjësi? A nuk është krim i drejtpërdrejtë mbi shëndetin e qytetarëve? 4. Stafi që punon në AKBPM a është i trajnuar sipas lartësisë së përgjegjësisë profesionale, etike dhe ligjore? 5. A është e vërtetë se ka konflikt interesi sepse Shefat e Laboratorit vijnë nga Profarma?”, shkruan Galdini.

Më tej, kreu i LRE shton se:  “Do t’ia hapim petët lakrorit? E nëse SPAK vepron, unë jam i gatshëm të ndihmoj me pyetje e ngritje dyshimesh të shëndetshme mbi punën në sektorin e Barnave dhe Farmaceutikës por edhe më tej në sistemin mizot shëndetësor shqiptar.

Këto pyetje meritojnë vëmendjen e SPAK, sepse asnjë nga këto pyetje nuk merr përgjigje nëse nuk hetohet mbi përfshirjen, autoritetin dhe rolin e 3 Ministrave të Shëndetësisë, nga Ilir Beqaj tek Ogerta Manastirliu e deri tek kjo aktualja”, shprehet Galdini.

MESAZHI I PLOTE

Disa pyetje për SPAK në lidhje me AKBPM – Agjensinë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore:

I nderuar z. Dumani,

A jeni gati ti shkoni deri në fund hetimit për mizorinë e sistemit shëndetësor shqiptar?

A jeni gati ti shkoni deri në fund hetimit për hetimin mbi krimet e mëdha dhe zullumin e tmerrshëm që po bën në Shqipëri Mafia Farmaceutike?

A jeni gati ti shkoni deri në fund hetimit për AKBPM – Agjensinë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore?

Ja disa pyetje publike sa për tia nisur hetimit?

AKBPM,

Laboratori I Kontrollit:

1 A kryen Analiza pa u kryer kalibrimi i aparaturave?

  1. A është numri i analizave shumë i ulët, 1 deri ne 2 analiza në muaj për 1 analist.

(Kjo është e vërtetuaeshme nga dokumenta që vetë AKBPM ka paraqitur në gjykatë.)

  1. A është e vërtetë se afati i kryerjes së analizave zgjat nga 1 javë dhe deri në 8 muaj?

Nëse ndodh kështu, atëherë për çfarë shërben kjo analizë kur bari mund të jetë ndërkohë në treg dhe pér pasojë mund të paraqesë probleme “cilësia e barit” tek pacienti dhe ky i fundit mund të jetë dëmtuar?

Nëse ndodh kështu, kush mban përgjegjësi? A nuk është krim i drejtpërdrejtë mbi shëndetin e qytetarëve?

  1. Stafi që punon në AKBPM a është i trajnuar sipas lartësisë së përgjegjësisë profesionale, etike dhe ligjore?
  2. A është e vërtetë se ka konflikt interesi sepse Shefat e Laboratorit vijnë nga Profarma?
  3. A mund të bëhet një hetim i përthelluar se çfarë ka bërë AKBPM me mbi 500 kg barna të skaduara të cilat kanë qëndruar nga 2017 në magazinë dhe deri në qershor 2021? A është e vërtetë se nuk dihet të ketë patur asnjë proçedurë për për këto 500 kg barna të skaduara???

A mund të bëhet një hetim i përthelluar sepse ndoshta situata mund të jetë akoma më e rëndë, e ndoshta ka dyshime serioze e fjalë se këto 500 kg barna të skaduara të jenë ripaketuar dhe shitur në treg për qytetarët në farmaci e Qendra Spitalore?

Është detyrë e AKBPM të inspektojë çdo depo farmaceutike e farmaci të rrjetit të hapur dhe rrjetit të mbyllur, pra spitalore dhe private.

Dhe shumë problematika e pyetje të tjera…

Por po qëndrojmë vetëm kaq për sot.

Do t’ia hapim petët lakrorit.

E nëse SPAK vepron, unë jam i gatshëm të ndihmoj me pyetje e ngritje dyshimesh të shëndetshme mbi punën në sektorin e Barnave dhe Farmaceutikës por edhe më tej në sistemin mizot shëndetësor shqiptar.

Këto pyetje meritojnë vëmendjen e SPAK, sepse asnjë nga këto pyetje nuk merr përgjigje nëse nuk hetohet mbi përfshirjen, autoritetin dhe rolin e 3 Ministrave të Shëndetësise, nga Ilir Beqaj tek Ogerta Manastirliu e deri tek kjo aktualja.

Faleminderit

Unë nuk do të hesht dhe kam ende shume pyetje e dyshime që do ti bëj publike.

Kaq

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme