Dogana gjobit lojërat e fatit në Prishtinë, Prizren e Podujevë

E mërkurë, 16 Nentor 2016  –  Sakte.net  /

Dogana e Kosovës gjatë muajit nëntor ka vazhduar aktivitetin ne terren me qëllim kontrollin e subjekteve që operojnë me lojëra fati.

Gjatë nëntorit janë kryer kontrolle në disa lokacione të Kosovës. Në fokus të kontrollit kanë qenë qyteti i Prishtinës, Prizrenit dhe Podujevës. Si rezultat i këtyre kontrolleve janë hasur duke ushtruar veprimtari pa licence dymbëdhjetë (12) pika basti për të cilat janë lëshuar gjoba në shumë prej 20 mijë e 160 euro.

Gjithashtu, Dogana bën me dije se janë sekuestruar 11 aparate të palicencuara që dyshohet se janë të kontrabanduar, pasi që palët nuk kanë arritur të prezantojnë ndonjë dokumentacion lidhur me prejardhjen e tyre.

“Gjatë kontrolleve në terren janë hasur duke operuar edhe lojëra të ndaluara me ligj në Republikën e Kosovës si Keno dhe Racing Dogs me ç‘rast janë sekuestruar 9 pajisje përmes të cilave është zhvilluar ky aktivitet”, thuhet në njoftimin e Doganës.

“Aksionet e muajit nëntor tregojnë qartazi përkushtimin e Doganës që përmes kontrolleve dhe aktiviteteve tjera hetimore ka arritur të vendos kontroll të rreptë në tërë territorin e Kosovës derisa raporti i këtij viti tregon se Dogana deri tani ka sekuestruar pajisje si në vijim: 227 aparate të palicencuara, 165 pajisje për lojëra Keno dhe Racing Dogs, 126 pika basti të palicencuara”, theksohet më tej në njoftim.

Shuma e gjobave të shqiptuara arrin në 312 mijë e 792 euro kurse vlera e aparateve të sekuestruara llogaritet të jetë mbi 500 mijë euro.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme