Hillary Clinton udhëheq 1 milion vota më shumë në votën popullore

E mërkurë, 16 Nentor 2016  –  Sakte.net  /

Edhe pse votimi ka përfunduar, numërimi ende vazhdon edhe një javë pas votimeve. Hillary Clinton ka 61,963, 234 vota ndërsa Donald Trump ka 60,961,185 vota, raporton Politico.

Raportohet se votat nga Maryland, shtuan udhëheqjen e Clinton në më shumë se 1 milion vota. Clinton aty mori 20,000 vota ndërsa Trump 3.000.

Votat janë duke u numëruar ende në California, Utah dhe Washington, sipas Tracy Lewis, menaxhere e operacioneve zgjedhore e cila u prononcua për Associated Press. Rezultatet në Michigan janë shumë afër për t’u përfunduar.

Trump, një republikan dhe një humbës i parashikuar, shkoi në zgjedhje, fitoi Kolegjin Zgjedhor me një diferencë të konsiderueshme, duke mahnitur Washingtonin. Derisa Clinton pati një diferencë të madhe të votave të para në shtetet blu si California dhe u afrua më shumë se demokratët tradicionalisht marrin në shtete si Arizona dhe Georgia, Trump ka arritur të marrë shtetet si Wisconsin, duke e dërguar në fitore.

Humbja e papritur e Clinton në Kolegjin Zgjedhor ka nxitur disa debate për sistemin zgjedhor në mesin e demokratëve, të cilët gjithashtu humbën Shtëpinë e Bardhë, por fituan votën popullore në vitin 2000. Të martën, senatorja nga California, Barbara Boxer, ka paraqitur një projekt-ligj që do të eliminonte Kolegjin Zgjedhor.

Trump të marten u mburr në llogarinë e tij në Twitter se ai do të kishte fituar votën popullore poqese do të ishte në qendër të fushatës së tij.

“Në qoftë se zgjedhjet do të ishin të bazuara në votim të përgjithshëm popullor unë do të kisha bërë fushatë në N.Y. Florida dhe California dhe do kisha fituar më shumë dhe më lehtë,” shkroi ai. “Kolegji Zgjedhor në fakt është diçka gjeniale në atë që sjell në lojë të gjitha shtetet, duke përfshirë edhe ato më të vogla. Të bësh fushatë është shumë e ndryshme!”

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme