Dogana grumbulloi 212 milionë euro

Dogana e Kosovës ka vazhduar me performancë të mirë në aspektin e realizimit të të hyrave. Parashikimi vjetor i të hyrave në kufi sipas buxhetit për vitin 2018 është 1,175 milionë euro.

“Dogana gjatë periudhës janar-mars 2018, pra në këtë tremujor ka arritur në total vlerën prej rreth 212 milionë euro. Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2017, të hyrat doganore shënuan rritje për 2% apo 4.1 milionë euro më shumë. Gjate kësaj periudhe, ndikim tek të hyrat nga importi kanë pasur politikat fiskale të cilat kanë hyrë në fuqi me 1 janar 2018, që favorizojnë ulje taksash në kategori të caktuara, si stimulim i zhvillimit ekonomik.Për ketë tremujor vlera e mallit që është liruar nga taksat në import është 55 milionë euro dhe ndikimi në taksa ka qenë 12.6 milionë euro vetëm nga lirimet për lëndën e parë dhe inputet që përdoren në proces të prodhimit, ku krahasuar me tremujorin e vitin e kaluar lirimet nga taksat në import kanë shënuar një rritje prej 116%:.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme