Raportohet për të vrarë e të plagosur para selisë së BDI-së në Tetovë

Një i vrarë dhe disa të plagosur kanë mbetur pas një sulmi që ka ndodhur në afërsi të selisë së BDI-së në Tetovë.

Sipas informacioneve të para, në seli ka pasur mbledhje ndërkohë që vetëm pak larg saj ka pasur një përleshje mes dy grupeve të cilët kanë gjuajtur me kallashnikov drejt njëri tjetrit.

Sipas “Alsat-M”, personi i vrarë në Reçicë të Tetovës është N.R. nga Kumanova ndërsa të plagosur janë dy persona të tjerë. Raportohet se policia ka ndaluar menjëherë dy të dyshuar, B.R nga Kumanova dhe L.B. nga Shqipëria. Ndërkohë që një makinë është në ndjekje.

Raportohet se forca të mëdha policore po mbajnë në shtetrrethim Reçicën e Vogël dhe po punojnë në kapjen e autorit të vrasjes dhe zbardhjen e plotë të rastit.

Deri në këto momente nuk dihen motivet e kësaj vrasjeje.

Artan Grubi nga BDI-ja ka thënë për Koha.net se incidenti ka ndodhur larg selisë dhe së shpejti do të dalin me komunikatë zyrtare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme